Rikonstruksioni i “San Siros”, kompania amerikane prezanton projektin ambicioz

Rinovim i stadiumit “San Siro” dhe në të njëjtën kohë të lejohet Interi dhe Milani të luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi? Po mundet. Kompania WeBuild është e bindur për këtë dhe në një letër dërguar kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, drejtuesve të të dy klubeve dhe kompaniasë “MI Stadio”, thotë se është gati të dalë në terren për të kryer punën.

“Stadiumi Giuseppe Meazza është një strukturë ikonë e qytetit të Milanos, me vlerë simbolike për botën e futbollit, jo vetëm në nivel kombëtar. WeBuild shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në identifikimin e metodave dhe proceseve që synojnë rigjenerimin funksional dhe strukturor të stadiumit. për përdorimin më të mirë të tij në afat të mesëm”, shkruan në letër CEO i grupit Pietro Salini.

Objektivi që duhet të arrihet përfshin “identifikimin e zgjidhjeve për të përmirësuar aksesin dhe mikpritjen në stadium, si dhe zgjerimin e hapësirave dhe shërbimeve më të vlefshme, duke rritur numrin e përdoruesve të mundshëm.

Gjithashtu kompania e njohur thekson në letër se është në projektin e saj synon të modernizojë strukturën e stadiumit, pa prekur aspak simbolikën e tij dhe të përmirësojë mnë maksimum çdo detaj të impiantit të njohur, pa detyruar skuadrat që të largohen për të luajtur në tjetër vend.

Momentalisht bëhet fjalë vetëm për një shprehje interesi, teksa në ditët e ardhshme pritet që përfaqësues të kompanisë amerikane të marrin takim me përfaqësues të bashkisë së Milanos, për të shpjeguar me detaje interesin e tyre

E në pritje të kalimit në hapat zyrtarë, WeBuild ka nxjerrë edhe fotot e projektit të përfunduar, për të dhënë një ide mbi pamjen që do të marrë stadiumi “San Siro” pas rikonstruksionit. /SS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme