FOTO/ Shantazhonte të miturën, i kërkonte foto dhe video intime për t’ia publikuar në Tik-Tok, ky është 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Personi që shihni në foto është Benard Çullhaj, 27-vjeçari i cili u arrestu nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar dhe shantazhuar një 15-vjeçare në kryeqytet.


I riu u vu në pranga pas kallëzimit të së miturës, se ai i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime.

Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. E mitura kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte. Ndërkohë, ndaj të riut rëndojnë dhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura në të njëjtën mënyrë.

Njoftimi i policise: 

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.

Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra.

Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjrte të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme