Një konflikt mes vajzave ka ndodhur këtë të diel në Fier, ku mësohet se vajza e identifikuar si Q. T., banuese në Fier ka goditur me sende të forta një tjetër vajzë për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur biçikletën, një shtetasi.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, dhe shtetasin N. A., 34 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në lokalin e tij u konstatua duke vënë loto sportive,shtetasi B. A., nëpërmjet celularit.