Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 243 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave: 145 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 26 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për kalim në semafor të kuq…, shkruan Alsat.
“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk