Suspendohet nga puna përgjegjësi i sigurimit të Mickoskit

Gazetar: Lluka Andreev

Është suspenduar anëtari i Drejtorisë së Gjashtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ishte përgjegjës për sigurimin e liderit të opozitës Hristijan Mickoski. Ministri Pançe Toshkovski informon se ai ka kryer dhunë dhe ka shkelur nderin e policisë. Toshkovski njoftoi se kundër anëtarit të Drejtorisë së Gjashtë do të bëhet kallëzim penal për sulm ndaj zyrtarit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, para një objekti gastronomik në qendër të Shkupit, ku policia realizoi një aksion për arrestimin e narkodilerëve, ndërsa kolegu i tyre nga drejtoria, i cili ndodhej para lokalit, ka nisur të konfrontohet fizikisht me një nga policët.

“Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen para ligjit. Pavarësisht nëse është adhurues i së djathtës apo të majtës. Kjo nuk më instereson aspak”, u shpreh Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Mirëpo, ka mospajtime mes ministrit dhe zëvendësit të tij Mitko Bojmaçaliev për periudhën kur ka ndodhur konfrontimi fizik. Sipas Toshkovskit, sulmi ka ndodhur pas përfundimit të operacionit, ndërsa Bojmaçaliev thotë se konfrontimi ka ndodhur gjatë kohës që po vazhdonte operacioni për arrestimin e dilerëve.

“Për mua është e papranueshme që një pjesëtar i policisë maqedonase të pengojë një pjesëtar tjetër në kryerjen e veprimeve zyrtare, sidomos kur bëhet fjalë për drogë”, tha Mitko Bojmaçaliev – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Incidenti ka qenë ka nxitur përplasje ndërpartiake. LSDM kërkoi nga partia opozitare të përgjigjet se cili ka qenë roli i sigurimit të Mickoskit, a ishte detyra e tij të parandalonte aksionin dhe nëse dilerët janë të lidhur me VMRO-DPMNE. VMRO-ja, nga ana tjetër, paraprakisht theksoi se për dallim nga LSDM-ja, e cila i ka mbuluar apo heshtur, ata reagojnë menjëherë dhe kërkojnë reagim të pakompromis nga institucionet kompetente. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme