ASHMAA dënon ashpër deklaratën e Kovaçevskit

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në të cilën ai akuzon mediat se “vetë janë shitur dhe akoma po shiten” si dhe vendosen në funksion të një partie politike.

“Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të shërbejnë për komunikim të papërshtatshëm, duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat. Etiketimi i medias, sidomos në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias. Agjencia kujton se është e domosdoshme të respektohen standardet dhe u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që diskrediton median”, thuhet në reagimin e Agjencisë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme