Ishte nisur drejtë Turqisë, anija me skrap përplaset me masivin shkëmbor dhe ankorohet në Sarandë

Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar, anija u përplas me një masiv shkëmbor.


Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë, anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”. Gjatë komunikimeve, ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme. Eshtë bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.

Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF, Kontrolli Shtetëror i Flamurit, për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme