Organizoi përleshje mes dy qenëve, ndalohet 19-vjeçari nga Tetova

Policët e SPB Tetovë, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, dje (21 shkurt) rreth orës 12:40 në Lavcë të Tetovës, ia kanë hequr lirinë 19-vjeçarit H.H. nga ky fshat për shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë është përfshirë në veprën penale të “torturimit të kafshëve”.

Javën e kaluar ai organizoi një përleshje mes dy qenve dhe më pas i postoi pamjet e përleshjes në një rrjet social.

Njëri nga qentë me lëndime të dukshme është gjetur në një shtëpi të braktisur në Selcë të Tetovës dhe më pas i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme