Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (03.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 137 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 29 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat.
(Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk