Pasi iu bë e madhe që shkoi në dasmën e tezakes me fustan të bardhë, Festa ka diҫka për të thënë

Festa Qoqaj është një personazh shumë i njohur për njerëzit që kalojnë kohë në rrjetet sociale.

Ajo është një ndër influenceret më të njohura në vend, e cila e ka provuar veten edhe në gazetari, ku nuk qëndroi gjatë, shkruan ORAinfo.

Festa vazhdimisht merr vëmendjen me veshjet e saj, të cilat zakonisht janë goxha të hapura, sidomos tek pjesa e gjoksit.

Por, së fundmi ka marrë vëmendjen me një fustan me shkëlqim të bardhë, me të cilin ajo shkoi në dasmën e vajzës së tezes së saj, shkruan ORAinfo.

Ky detaj u kap nga ndjekësit e saj dhe të nuses, e që nuk u konsiderua si një zgjedhje e duhur, duke qenë se nuk preferohet që dikush tjetër, pos nuses të vishet me të bardha.

Por, duket se Festa nuk do t’ia di për fjalët që po qarkullojnë gjithandej, e madje edhe videot shpesh përqeshëse që po bëhen në lidhje me këtë situatë.

Se po e merr situatën me sportivitet, e ka dëshmuar përmes postimit të fundit, ku shihet me atë pamje që ishte në dasmën virale./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme