Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.6, Korçë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.