Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur Elia Zaharia sulmon Princ Lekën.
Është ky i fundit ai që ka xhiruar momentin, kur Zaharia e godet duke i thënë “Të rrahësh ti babain tim 70 vjeç”.
Debati:
Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë.
Princ Leka: Nuk kam prekur me dorë gjë fare
Elia Zaharia: Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.
Gjergji Zaharia: Elia, Elia (tenton ta ndalojë)
Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim
Princ Leka: Auu
Elia Zaharia: Unë do të çoj në gjyq ty. O i pashkollë. Diplomat i ke falsifikuar
Gjergji Zaharia: Elia, Elia
Elia Zaharia: Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, je i pashkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë.
Gjergji Zaharia: Elia
Kujtojmë se policia raportoi se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.