Policia i gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës

olicia e Kosovës ka gjetur pesë zolla ditën e sotme në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani.

“Janë gjetur pesë zolla, ka mundesi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit”, tha shkurt Elshani për Reporteri.net.

Ndryshe, me 24 shtator 2023, Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ishte sulmuar në fshatin Bajnskë me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë nga terroristët serbë ku si pasojë e gjuajtjeve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Situata vazhdimisht ishte e tensionuar si pasojë e të shtënave me armë mes grupit të armatosur dhe policisë.

Nga ky sulm terrorist u bë e ditur se tre terroristë serbë janë vrarë, dje disa të tjerë të përfshirë në sulm u arrestuan, disa nga të cilët më pas u liruan, derisa tre prej tyre, Dushan Maksimoviqit, Vladimir Toliqit dhe Blagoje Spasojeviqit u është vazhduar paraburgimi dy javë më parë, edhe për dy muaj./Reporteri.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme