Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një automjet ka përplasur punonjësen e pastrimit të kësaj bashkie.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 mars), ndërsa e plagosura, Shkëndije Halili është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës ku dhe ka ndërruar jetë.
Ajo mësohet se ka pasur fraktura dhe homarragji në kokë dhe më këmbën e djathtë.
Bëhet me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga shtëpia.