Është ndarë nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili në një reagim në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.
“Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta. Një demokrat të orëve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv”, shkuan ai mes rreshtash.
Reagimi i Titan Shehut:
“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh!
Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.
Humbem nje mik te pa zevendesueshem.
Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!
Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme.
Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra…
E humbi PD e gjitha.
E humbem te gjithe!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve!
Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut.