Viktima është shqiptar/ Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në Frosinone

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur, të cilët dyshohen se janë shqiptarë.


Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.
Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme