Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, i kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të mandatit.
Por drejtuesit të institucionit shëndetësor, që prodhon vazhdimisht skandale, mandati pritet t’i shtyhet edhe për tre vjet, shkruan sot Koha Ditore. Kjo pasi që një pikë e statutit ia jep të drejtën Bordit të SHSKUK-së që t’ia vazhdojë mandatin në rast se e vlerëson pozitivisht punën e tij.
Bordi të cilit ka disa javë që i ka kaluar mandati një ndër çështjet e fundit që e ka mbyllur është vlerësimi i performancës së drejtorit Curr Gjocaj.
Matja e performancës do të duhej t’i bëhej pas përfundimit të mandatit. Por meqenëse i gjithë Bordi në maj është pa mandat, ka vendosur që matjen e performancës t’ia bëjë më herët me arsyetimin se “Bordi i ri nuk ka kohë të mjaftueshme për ta vlerësuar Gjocajn”