Këngëtarja Charlotte Church zbulon se familja e saj është kërcënuar për shkak të mbështetjes së saj për Gazën

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Charlotte Church, e cila mori pjesë në marshin e solidaritetit për Palestinën në Londër, njoftoi se familja e saj është kërcënuar për shkak të mbështetjes së saj për Gazën, raporton Andadolu.

Artistja me origjinë nga Uellsi dhe një nga këngëtaret e njohura të vendit, njoftoi në një deklaratë në faqen e saj pas marshimit për Palestinën në të cilën mori pjesë fundjavën e kaluar, se dëshiron t’u përgjigjet akuzave dhe shpifjeve që filluan kundër saj pasi mori pjesë ngjarjen pro Palestinës.

Duke u shprehur se është akuzuar si “antisemite” dhe “tradhtare” për shkak të mbështetjes së saj ndaj Gazës, këngëtarja 38-vjeçare deklaroi se absolutisht nuk i pranon këto akuza.

Church deklaroi se është ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të komenteve të dhunshme, mizogjeniste dhe raciste në mediat sociale dhe është akuzuar si “ekstremiste” për shkak të pjesëmarrjes së në marshimin për Palestinën.

Church vuri në dukje se është akuzuar vazhdimisht si “antisemite” në shtyp dhe në mediat sociale që nga përhapja e pamjeve nga ngjarja “Këndo për Palestinën”, ku ajo kishte marrë pjesë për të mbledhur para për blerjen e një ambulance të re për një spital në Gaza.

Duke nënvizuar se ajo kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë antisemite, Church vuri në dukje se është tallur nga njerëz të fuqishëm në media për shkak të përpjekjeve të saj për të protestuar kundër mizorive në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe kundër bashkëpunimit të Perëndimit në këtë mizori.

“Siguria ime dhe siguria e familjes sime po kërcënohen nga disa njerëz mjaft të frikshëm që inkurajohen nga retorika e politikanëve dhe mbulimi frikacak dhe i papërgjegjshëm nga mediat e vjetra liberale, përfshirë lajmet e BBC-së”, është shprehur Church.

“Ndoshta më urgjentisht duhet të shfrytëzoj rastin të flas, sepse fushata që bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit izraelit në Palestinë që nga fillimi i gjenocidit, ka marrë pak mbulim mediatik, përveçse është dënuar si ‘urrejtëse’ ose ‘islamiste’ nga racistët më virulentë të botës perëndimore”,

– “BBC vazhdon të botojë artikuj me gjuhë jashtëzakonisht provokuese”

Duke treguar kërcënimet që mori për mbështetjen e saj ndaj Gazës, Church tha: “Kërcënimet për sigurinë time rezultuan në atë që policia erdhi të na kontrollonte (atë dhe familjen), ndërsa BBC vazhdon të botojë artikuj me gjuhë shumë provokuese që nuk pasqyrojnë plotësisht realitetin e situatës”.

Këngëtarja Charlotte Church, e cila mori pjesë në marshin e mbështetjes për Palestinën të mbajtur në kryeqytetin britanik Londër më 9 mars, këndoi për popullin palestinez në platformën e ngritur pranë Ambasadës së SHBA-së pas marshimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme