Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim këtë të enjte emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor,, Gabriel Escobar.
Sulmi agresor i 24 shtatorit nga Serbia në Banjskë të Zvecanit dhe rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, janë dy tema që Kurti ka thënë se janë folur në takim.
“E falënderova Escobarin për mbështetjen amerikane dhe ngritjen e nevojës për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë”, ka shkruar Kurti, transmeton KlanKosova.
“Gjithashtu e njoftova atë për hapat e qeverisë tonë që janë marrë në mbështetje të tranzicionit të rregullores së BQK-së dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në zhvillim”.