Agjentë të Policisë së Kosovës, kanë arritur të përfshihen në tregtinë e parave të falsifikuara dhe si rrjedhim, në fshatin Shakovicë të Podujevës kanë arritur të vënë në pranga, trafikantin që 10 mijë euro të falsifikuara do t’i shiste për 6 mijë euro të vërteta.
Policia e Kosovës njoftoi se “hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike më 15 mars ka zbatuar urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’ për blerjen e simuluar të artikujve, shërbimeve ose sendeve.
Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A, lindur në 1987, gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000 x 2 = 10 000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.
© SYRI.net