Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëme në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima është një 25-vjeçar nga komuna e Istogut.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe nga policia rajonale e Gjakovës.
Zëdhënësi rajonal i Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se fillimisht dy personat ishin dërguar për trajtim në QKUK e më pas policia u njoftua se njëri nga ta ka ndërruar jetë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.