Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK), që nga sot deri më datë 22 mars, ka hapur dyert për publikun, me rastin e hapjes së “Javës së Arkivit të Hapur”.
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në AShAK.
Me këtë rast, drejtori i AShAK, Bislim Bislimi, tregoi për rëndësinë që e ka institucioni që ai e drejton.
“Sot jemi në hapjen e Javës së Arkivave, një aktivitet tradicional që organizohet për ditët në kuadër të përvjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës por edhe të arkivistikes në Kosovë por edhe ditës ndërkombëtare te arkivave që është pas dy ditësh me datën 20 mars. Unë kam kënaqësi që në emër të Agjencisë Shtetërore të Arkivës së Kosovës ta shpalli të hapur javën e hapur të arkivave në Kosovë. E dini sot që jemi në ambientet një prej institucionet më të rëndësishme kulturore shkencore por edhe të vetë mandati për ruajtën e kujtesës të popullit, shoqërisë dhe shtetit”, u shpreh ai.