E futi foshnjën e porsalindur në qese dhe e hodhi në lumë, më pas 42-vjeçarja shkoi në spital! Si u njoftua policia për ngjarjen e rëndë në Krujë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Krujë ku një nënë 42-vjeçare hodhi në lumin e Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.


Burime bëjnë me dije se pas aktit të rëndë, 42-vjeçarja Leta Koçi shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka rrëfyer për ngjarjen.

Pas rrëfimit të saj, policia u informua për rastin e rëndë dhe shkoi në vendngjarje dhe pas disa orësh kërkimi arritën të gjenin trupin e foshnjës të pajetë.

Policia bën me dije se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme