Detaje nga ngjarja në Tapizë/ 42-vjeçarja lindi foshnjën në banesë, ndërsa vajza e madhe e hodhi në lumë! Dyshohet se e gjithë familja…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Tapizë të Krujës, ku  42-vjeçarja Leta Koç, pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lum, duke pretenduar se kishte lindur e vdekur.


Mësohet se e përfshirë në ngjarjen e rëndë duket se është dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Por vajza e madhe ka mohuar para policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë.

Policia ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija.

Ndërkohë, ata nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë, për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik.

Sakaq, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa policia po heton ngjarjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme