EMRI/ Po ndërtonte pa leje në tokë publike, në parkun natyror “Syri i Kaltër”, në pranga 33-vjeçari

Policia e Sarandës ka arrestuar 33-vjeçarin Herigen Gjoka, i cili po kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Syri i Kaltër”.


Policia bën me dije se gjatë shoqërimit, Herigen Gjoka, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për kryerjen e veprimeve procedurale.

“Nga kontrollet u konstatua se shtetasi H. Gj. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në parkun natyror, pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftim.

Sakaq, po vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të punonjësve të IVMT dhe të Policisë Bashkiake Finiq, të cilët dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Po ndërtonte pa leje, në tokë publike, në parkun natyror “Syri i Kaltër”, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Syri i Kaltër”, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi H. Gj. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në parkun natyror, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u ndalua me iniciativë shtetasi H. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për kryerjen e veprimeve procedurale.

Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të punonjësve të IVMT dhe të Policisë Bashkiake Finiq, të cilët dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme