Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi, kanë dalë sot para togave të zeza, pasi Gjykata penale do të japë vendimin me konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.
Nënë e bir janë filmuar pas kafazit prej xhamit të gjykatës teksa qëndrojnë të heshtur.
Rozeta Dobi është pastruesja që akuzohet se vodhi një shumë të madhe eurosh në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, bashkëpunëtore dikur e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhe i fshehu në tubat e aspiratorit në banesë.
Mësohet se Alda Klosi nuk është paraqitur sot në seancë, ndërkohë që sot do të jepet pretenca nga prokuroria.