Kohëve të fundit është përfolur për një lidhje dashurie mes biznesmenit kosovar, Erolld Belegut dhe nutricionistes nga Shqipëria, Diola Dostit.
Kjo gjë tashmë u konfirmua nga vet çifti, madje, para pak orshë Dosti ka publikuar një fotografi me Belegun dhe ka “thurur fjalë dashurie”.
Dosti, ka falënderuar të gjithë ata që po i përkrahin në këtë aventurë të re.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne të dy gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetëve të pafund, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë ndërsa po e shpalosim. Për dashurinë të qeshurat dhe aventurat që na presin”, ka shkru Dosti në Instagram.