Një nënë nga Teksasi dhe djali i saj i vogël 3-vjeç u raportuan të zhdukur të hënën mbrëma. Pas këtij lajmërimi ata u gjetën të vdekur në një kanal thonë autoritetet.
Autoritet shprehen se kërkuan gjatë gjithë natës për nënën dhe djalin. Ata e gjetën automjetin e saj në park dhe trupat e tyre të pajetë në kanal.
“Këtë mëngjes, policia gjeti dy trupa në një kanal në pjesën e pasme të parkut,”
Sherifi Javier Salazar raporton se dyshimet e para janë se nëna dhe djali vdiqën në një vetëvrasje, por janë ende duke hetuar gjithashtu në vendngjarje është gjetur një armë.
E dyshuara kryesore sipas autoriteteve është nëna 32-vjeçare.
Zyra e Sherifit të Qarkut Bexar tha se 32-vjeçarja Savannah Kriger, u pa për herë të fundit kur la punë dhe shkoi të merrte djalin e saj nga çerdhja për ta çuar për një vizitë tek mjeku.
Sherifi Javier Salazar mbajti një konferencë shtypi dhe raportoi se rasti po trajtohej si një vrasje pasi autoritetet gjetën dy trupa në një park aty pranë.
Sherifi Javier Salazar tha se anëtarët e familjes kërkonin shpesh takime për të kontrolluar dhe për tu siguruar për 32-vjeçaren.
Pasi sipas sherifit 32-vjeça kishte një betejë për kujdestarinë e djalit.
Anëtarët e familjes ishin të shqetësuar se nuk ishin në gjendje të komunikonin me Savannah, pasi telefoni i saj ishte fikur dhe nuk mund të hetonin dot për vendndodhjen.
Megjithëse autoritetet presin konfirmimin zyrtar se trupat janë të Savannah dhe djalit të saj, Salazar tha se ata.
Njoftimi i autoriteteve për zhdukjen e nënës dhe djalit.