Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Mikel Picit dhe Piro Rushit, të cilët tentuan të trafikonin nëpërmjet Porti të Durrës 13 kilogramë heroinë drejt Italisë, ngjarje e ndodhur në 30 prill të vitit të kaluar.
I akuzuari Mikel Pici është pronari i kompanisë së autobusëve, ndërsa Piro Rushi është shoferi.
“Arrestimi i tyre është kryer, pasi me date 29.04.2023 ora 22:30 gjatë përpunimit në terminalin e mjeteve të rënda në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në automjetin tip autobus i markës Irisbus, me targa AB237DN, u gjendën të fshehura 26 (njezetë e gjashtë) pako me peshë 13.750 kg e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjatë kontrollit personal të Mikel Pici atij ju gjenden dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 0.3 gr lende e dyshuar Kokaine. Gjithashtu ne lidhje me kete ngjarje jane sekuestruar gjithsej 8 telefona celulare ne cilesin e proves material, sipas pershkrimit ne proceverbalet e sekuestrimit”, thuhet në dosje.