Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus, kanë thënë zyrtarët.
Kompania shtetërore e hidrocentraleve të vendit Ukrhydroenergo tha këtë mëngjes Diga Dnipro e Zaporizhzhia ishte sulmuar, por nuk kishte rrezik për një “thyerje”, shkruajnë mediat e huaja.
“Aktualisht ka një zjarr në stacion”, tha kompania. “Shërbimet e urgjencës dhe punonjësit e energjisë po punojnë në vend, duke u marrë me pasojat e sulmeve të shumta ajrore”.
Bëhet e ditur se trafiku nëpër digë është aktualisht i bllokuar.
Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, theksoi se ky ishte sulmi më i madh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në “kohët e fundit”.
Ndërkohë ekspertja e sigurisë Maria Avdeeva ka ndarë pamjet nga vendi i ngjarjes pasi një sulm rus goditi digën më të madhe të Ukrainës.
Ukrhydroenerho, e cila drejton rrjetin e digave të Ukrainës, tha se aktualisht ka një zjarr në stacion.