Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Durrës, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Arbër Hoxha u plagos me armë zjarri nga 30-vjeçari Anidor Dedja.
Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy personave.
Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.
Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.