Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq.
Në një postim në Facebook thuhet se ekipet e tyre janë aktivizuar pas thirrjes nga Policia e Kosovës.
“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikëseve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim.