Bardhi përplaset me Nikollën/ Zbardhet debati pa media, kreu i grupit të PD: Fusni në rend dite interpelancën me Ramën. Ja si i përgjigjet kryeparlamentarja

Në Konferencën e Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për akuzat për përfshirjen e vëllait të tij në çështjen e drogës në Xibrakë.

Bardhi: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshijë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.

Në përgjigje Nikolla tha se “interplenca nuk parashikon çështje personale.”

Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllanë e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Çuçi: Kërkesa për interpelancë e Bardhit s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit. Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë,  s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë.

Kryeministri Rama, më herët, e ka refuzuar kërkesën urgjente të Bardhit për interpelancë lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama në laboratorin e drogës. Rama i konsideron hipoteza haluçinante nga një deputet dhe një grup deputetësh këto akuza, ndërsa thekson se duhet të priten hetimet e SPAK për të zbardhur çështjen.

Interpelanca urgjente është kërkuar për në seancën e së enjtes më 4 prill, dhe kërkesa tashmë është depozituar në Kuvend. Bardhi thekson mungesën e plotë të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri lidhur me këtë çështje.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme