Përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’ raportuam të parët për ndarjen profesionale mes aktorëve Naser Rafuna dhe Gresa Pallaska.
Teksa kjo e fundit, që njihet për faktin e mosdhënies së intervistave, nuk ka folur, një koment e ka pasur Naseri.
Ai si rrallëherë, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade.
‘Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua”, ka thënë Rafuna.
Ai ka thënë se nuk e di nëse Gresa do të rikthehet sërish në serial.