Çensuruesi më i frikshëm i medias në Shqipëri nuk ngopet, sulmon edhe ato pak media që nxjerrin në dritë hajdutërinë e tij

Erion Veliaj njihet si çensuruesi më famëkeq i medias dhe lirisë së shprehjes në këtë vend.

Sigurisht që Edi Rama është kapoja, por me aq mundësi sa ka, premisat tregojnë se Veliaj është një armik i pashembullt i medias së lirë.

Ai ka cilësuar publikisht si ‘vrasës me pagesë’ gazetarë të cilët nuk i ka nën kontroll, ka sulmuar e ka ekspozuar në publik çdo medium apo faqe që kritikon atë.

Nëse Edi Rama bën ndonjëherë konferenca me gazetarët, edhe pse përplaset e sillet si harbut me ta, Erion Veliaj nuk përballet kurrë me gazetarët pa i patur të kontrolluar paraprakisht pyetjet e tyre.

Në mediat kryesore të vendit nuk gjen kurrë lajme që të raportojnë objektivisht punën e bashkisë Tiranë apo të pasqyrojnë hallet e dertet e banorëve të kryeqyteti. Veliaj shfaqet befas ‘live’ në të gjitha mediat sa herë ngul një pemë diku në qytet, apo shkon nëpër ato aktivitetet e sajuara, ku ndërkohë që është duke bërë pushime në ndonjë vend të europës, shfaqet njëkohësisht edhe duke u shpërndarë supë fukarenjve në ndonjë mencë në Tiranë.

Së fundi mjafton të shohësh pasqyrimin që media i ka bërë dy denoncimeve të forta të opozitës, ku njëri denoncim ka të bëjë me dyshime për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në organizatën e trafikut të kokainës, dosaj ‘Xibraka’, lajm që u pasqyruar disi në shumicën e mediave, dhe denoncimi tjetër kishte të bënte me aferën korruptive që përfshinte kupolën e bashkisë së Tiranës, kur 5 drejtorë të besuar të Veliajt shkuan pas hekurave për afera korruptive. Lajmi për bashkinë e Veliajt u censurua në shumicën e mediave të mëdha, sikur mos të kishte ndodhur gjë.

Mirëpo, si i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, Erion Veliaj nuk duron që të ketë asnjë zë mediatik që thotë të vërtetën për të në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat nga zyra e tij, u justifikua për dosjen “5D”, por edhe mbrojti aferën korruptive, ku pas hetimeve të SPAK janë arrestuar një sërë shokësh të tij të ngushtë, shokë të vjedhjes së votave dhe vjedhjes së qytetarëve.

Ai nuk hezitoi të sulmonte edhe mediat, të cilat kanë investiguar skandalet dhe skemat korruptive në bashkinë Tiranë. Sipas Veliajt mediat po bëjnë gjueti shtrigash dhe se ata që zënë kolltuqet mediatike mbrëmjeve, nuk kanë asnjë respekt për drejtësinë dhe qytetarët.

“Nuk kam asnjë koment për vërtetësinë e akuzave, për shkallën e përfshirjes ose jo për secilin në aktivitetin e paligjshëm. Pafajësia apo fajësia e tyre është tagër i gjykatës. Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet me ata të cilët e shfrytëzojnë lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern, apo inkuzitorin mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq për ka ndodhur ose nuk ka ndodhur. Nëse për faketet e kam të pamundur të hyj në debat, do cënoja parimin e mosndëhyrjes në një çështje të drejtësisë. I ngre këto pyetje retorike, sepse në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo gjueti shtrigash, në media e portale. Këta që zënë kolltuqet mediatike mbrëmjeve, nuk kanë asnjë respekt për drejtësinë dhe qytetarët. Nuk më vjen aspak mirë, që disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj Bashkie janë të implikuar me punë të pista”, u shpreh ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme