Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë të Kosovës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
‘Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal’, është shprehur Rugova.