“Dyshohet se me datën 05.04.2024 rreth orës 22:00 në Qendrën Tregtare të qytetit kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tre të miturve po ashtu nga Shkupi dhe se të njëjtën ditë rreth orës 22:40 në zonë të Qendrës kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi. Po ashtu dyshojnë se më 06.04.2024, rreth orës 20:00, kanë sulmuar fizikisht L.T.(20) dhe 19-vjeçarin S.A., të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik për të mitur, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.