Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (07.04.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 gjoba, nga të cilat: 67 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë gjoba për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në komunikacion vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk