Shënohet “8 Prilli”, dita ndërkombëtare e romëve

Gazetar: Avni Tahiri

“ 8 Prilli njihet si dita ndërkombëtarë e romeve ndërsa ne erdhëm sot në Shuto Orizari për të parë se si romet e festojnë këtë ditë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Më herët si festonit, ishte më interesantë?

“Tani njerëzit nuk kanë para, me ndihma sociale jetojnë. Më herët më mirë ishte, sepse të gjithë ishin në punë e tani shihi të rinjtë, nuk ka para, pa punë është shumë e vështirë të jetohet, me 6000 denarë nuk jetohet, siç i mora të ndihmës sociale ashtu i dhashë për energji elektrike, këtu merr – aty i jep”, u shpreh një qytetar.

“Më herët festohej me daulle e me zurla dhe atë e din, 8 prilli? Po, e tani shkaku i problemeve financiare”, tha një tjetër qytetar.

Shumica e të anketuarve ankohen për kushte të vështira financiare, por edhe pse Shuto Orizari njihet se është e stërmbushur me njerëz e sidomos para festes së Bajramit, sot Shutka dukej e zbrazët.

“Dita e romeve sot është e qetë shkaku i muajit të ramazanit dhe sikur nuk është ditë e romeve. Por, po, festohet dita e romeve, dje kishim shtruar një iftar shkaku i ditës së romeve”, tha një qytetar.

“8 Prillin e shohim si çdo feste tjetër, nuk ka asgjë të veçantë. A i keni të drejtat të cilat duhet ti kenë romet? Mendoj se ende jemi të diskriminuar dhe që nuk jemi në atë pikë që t’i kemi të drejtat si gjithë tjerët, mendoj se nuk jemi të barabartë si nacionalitetet e tjera dhe duhet që politikanet tanë të punojnë më shumë në këtë drejtim”, u shpreh një tjetër qytetar.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në të gjithë botën. Në Maqedoninë e Veriut, nga popullata e përgjithshme rreth 2,53% janë romë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme