Pero Nikolov, anëtar i kabinetit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, zbuloi se në më pak se dy muaj, në disa dërgesa të eksportit të perimeve, kontrolli kufitar kroat për ushqim, bazuar në analizat laboratorike, përcaktoi praninë e pesticidit të ndaluar klorpyrifos, përcjell INA.
Ai shton se ky pesticid është i ndaluar në BE që nga viti 2020 dhe pyet se si ka përfunduar ky pesticid në tregun e Maqedonisë së Verit.
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i tillë i produkteve të kthyera nga kufiri kroat. Në shkurt u ndalua një ngarkesë me perime të freskëta, karota, ku u konfirmua prania e pesticidit të ndaluar. Për momentin nuk dihet rezultati i kësaj dërgese me perime, gjegjësisht nëse është asgjësuar në Republikën e Kroacisë apo është kthyer në Maqedoninë e Veriut. (INA)