Përmes një komunikate për media, Policia, ka raportuar se tashmë janë ndaluar tre persona të cilët ishin duke kryer punë në objektin e Sallës Universale gjatë kohës sa ka rënë zjarri, shkruan Alsat.
Po ashtu, sipas kësaj komunikate, dy persona të tjerë janë dërguar në Toksikologji.
“Sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SVR Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale në Shkup. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Dy personat E.S. janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit. Lidhur me zjarrin, janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53), të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë duke kryer punë aty. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim./ Alsat.mk