Krasniqi kritika ndaj qeverisë për shkelje të kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se këto tri vjet Kushtetuta e Kosovës më së shumti ka pasur nevojë që të mbrohet nga Qeveria e Kosovës.

“Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij, fatkeqësisht, në tri vitet e fundit ka pasur nevojë që Kushtetuta të mbrohet më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj.

“Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!”, tha ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme