Dokumenti/ Gazetarja Xama çmonton mashtrimin e Veliaj: Ka firmosur vetë për Redi Mollën administrator të ‘Tirana DC’

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, ka publikuar në rrjetin social Facebook, dokumentin që vërteton dijeninë e Veliaj për kompaninë Tirana DC, dhe se vetë Erion Veliaj ka emëruar Redi Mollën administrator të kësaj kompanie.

Përkundër mashtrimeve publike që ka bërë Veliaj deri tani se gjoja nuk ka dijeni për aktivitetin e kompanisë, gazetarja ka nxjerrë dokumentin që mban firmën e tij.

Postimi i Ola Xama:

Tirana DC u themelua më 28 tetor 2020 si një ndërmarrje publike në pronësi të bashkisë Tiranë. Qëllimi i saj është ndërtimi, rindërtimi, zhvillimi i pronave të bashkisë dhe investimi ose bashkë-investimi me aktorë privatë.

Kryetari i bashkisë Tiranë merr vendim që administrator i kompanisë të jetë z.Redi Molla, i cili ngarkohet po ashtu dhe me detyrën e antarit të Këshillit Drejtues dhe atë të audituesit ligjor. Konflikt më i madh interesi nuk është parë ndonjëherë. Redi Molla jepte llogari te vetja si anëtar i Këshillit Drejtues dhe kontrollonte veten si auditues i jashtëm me detyrën e ekspertit kontabël.

Caktimi si ekspert kontabël i dikujt që nuk ka as licencë për të ushtruar këtë profesion është i paligjshëm, por veprimet për të ndryshuar situatën u morën vetëm pas denoncimit të medias (ACJQ) dhe shoqërisë civile.

Përveç konfliktit të pastër të interesit, vendimi për themelimin e kësaj kompanie me vendosjen në pozicione drejtuese dhe kontrolluese të një punonjësi të vetëm është në shkleje të hapur të Ligjit për Ndërmarrjet Shtetërore. Ligji përcakton që kompanitë publike duhet të kenë minimalisht 5 anëtarë në Këshillin Drejtues, Tirana DC ka patur dhe vazhdon të ketë vetëm 3, duhet që 1 prej tyre të jetë përfaqësues i sindikatës së punonjësve dhe kontrollorët e llogarive të jenë të pavarur.

Ndalohet në mënyrë të prerë financimi i kompanive publike nga shteti, përveçse me ligj të veçantë për situata të veçanta dhe të argumentuara. Në rastin e Tirana DC vendimi i Këshillit Bashkiak thotë shprehimisht se “mund të financohet nga bashkia”.

Deri në fund të vitit 2022 (sipas bilanceve të dorëzuara), Tirana DC ka arkëtuar 0 të ardhura dhe ka shpenzuar 1.7 milion euro. Qëllimi i krijimit të saj nuk ishte fitimi, por anashkalimi i procedurave ligjore të prokurimit për të hyrë në marrëveshje me privatin dhe për t’i marrë me forcë pronat qytetarëve!

Kjo është puna e mirë e drejtuesve të arrestuar në Bashkinë Tiranë që kanë administruar këtë kompani, çdo fjali që tenton të zhbëjë përmasat e korrupsionit ngjan me shprehjen ikonike të Shvejkut “Ç’më duhet mua ç’bëj unë?!”

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme