Kolonët hebrenj dogjën shtëpi dhe automjete të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj dogjën shtëpi dhe automjete të palestinezëve në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Lubben al-Sharqiyya në qytetin e Nablusit të Bregut Perëndimor, Yakub Uveys deklaroi për Anadolu se kolonët fanatikë hebrenj sulmuan fshatin.

“Kolonët fanatikë hebrenj hynë në fshat gjatë natës dhe i vunë zjarrin një shtëpie dhe një automjeti palestinez. Sulmuesit shkruan parulla hebraike në shtëpitë palestineze”, tha Uveys.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës ka patur rritje të bastisjeve dhe sulmeve nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 460 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme