Si të parandalojmë dhunën në shkolla?

Gazetare: Melihate Rustemi

Trekëndëshi didaktik mësues-nxënës-prind duhet të jetë i lidhur fort në rast se dëshirojmë të ndihmojmë në parandalimin e dhunës në shkolla, shkruan Alsat.

Kështu vlerësojnë nga Ambasada e parë e fëmijëve “ Megjashi” duke shtuar se shërbimet profesionale në shkolla nuk duhet shikuar si ekspeditë ndëshkuese, por njerëz që punojnë me fëmijët për parandalimin e çdo forme të dhunës.

“Vazhdimisht flasim se dhuna është në rritje, do të jetë në rritje në rast se nuk përfshihen edhe prindërit në këtë trekëndësh dhe nëse shërbimet profesionale nuk dalin nga zyrat e tyre që të jenë afër fëmijëve. Shërbimet profesionale nuk duhet të jenë si një ekspeditë ndëshkuese por njerëz profesional që do të punojnë me fëmijët në parandalim”, tha Dragi Zmijanac, Megjashi.

“Ti ndërgjegjësojmë dhe ti zgjojmë njohjet e tyre të brendshme çfarë bëra, çfarë mund të bëj më ndryshe që të mos ndodhë ose përsëritet dhuna”, u shpreh Svetllana Asprovska Todoroviq psikologe.

Nga ana tjetër, nxënësit thanë se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te vlerësimi i tyre. Ata kërkojnë që gjatë orëve të mbajnë edhe mësime që kanë të bëjnë me edukimin. Ndërkohë prindërit vlerësojnë se dhuna në shkollë shpesh herë e ka burimin nga familja.

“Shkolla është vendi ku ne bëhemi dhe ndërtohemi si person. Mësimdhënësit duhet të kenë funksionin e edukatorëve dhe jo vetëm mësimdhënës që na ligjërojnë lëndë të ndryshme që kemi në shkollë. Duhet aspekti edukues i shkollës të vendoset në një hierarki të madhe dhe të ketë orë të caktuara ku përveç mësimit do të vëzhgohet edhe sjellja e nxënësit dhe ndryshimet në sjelljen e tij”, tha një nxënëse.

“Dhuna mes moshatarëve është prezentë që nga mosha e hershme. Do të kisha apeluar prindërit tjerë, kini kujdes në sjelljen që bëni dhe çfarë modeli jeni për fëmijët tuaj sepse ndonjëherë fëmijët dhunën e mësojnë nga familja, marrëdhëniet që ndodhin në familje”, theksoi Katerina Popova, prind.

Vlerësimet u dhanë në përurimin e Udhëzuesit për rolin e prindërve në parandalimin dhe ballafaqimin me dhunën në shkolla./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme