Kush do t’i pranojë pacientët? Specializantët privatë paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Nga e hëna specializantët privatë do të mbajnë grevë gjenerale. Kjo për shkak se edhe pas protestave dhe takimit me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Demiri, thonë se nuk janë dëgjuar kërkesat e tyre për rritje page dhe përmirësim të kushteve.

“Ministri dha premtim adekuat se edhe pse është Ministër i Shëndetësisë në Qeveri teknike do të jep gjithçka prej vetes që ky problem të adresohet nga ana e ministrit në seancë qeveritare. U mbajtën dy seanca qeveritare javën e kaluar e megjithatë asgjë nuk është përmendur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë sa i përket kësaj problematike, kështu që specializantët privatë kanë vendosur të shkojnë me hapin e dytë e kjo është grevë gjenerale”, tha Bojan Trajkovski – kryetar i Asociacionit të Specializantëve Privat.

Por me çfarë pasojash do të përballen pacientët si rezultat i kësaj greve ku përfshihen rreth 600 specializantë privatë?

“Do të sjell dëm të madh në punë sepse specializantët privatë janë një nga bartësit e këtyre institucioneve publike dhe janë me të vërtetë në rolin primar të reagimit me pacientët dhe të parët që i pranojnë pacientët, kështu që do të behet problem serioz nëse greva përkrahet nga të gjithë kolegët sepcializantë, sa i përket shërbimeve ndaj pacientëve”, theksoi Bojan Trajkovski – kryetar i Asociacionit të Specializantëve Privat.

Nga Ministria e Shëndetësisë japin shpresa se kërkesat e specializantëve do të realizohen. Në vitet e kaluara, pagat e punëtorëve shëndetësorë janë rritur disa herë dhe kushtet e tyre të punës janë përmirësuar, njëjtë do të ndihmohen edhe specializantet private, thonë nga shëndetësia.

“Ju njoftojmë se pas takimit me ta është përpiluar një raport dhe i është dorëzuar Qeverisë, ku do të shqyrtohet në njërën nga seancat për të parë kërkesat e tyre dhe zgjidhjet e mundshme në këtë periudhë parazgjedhore”, thonë nga MSH.

Dy javë më parë specializantët u ngritën në protestë. Kjo për shkak të kushteve jo të mira për specializim dhe kontributet e ulëta që marrin prej 26 mijë denarëve. Dhe jo vetëm, më e palogjikshmja mes të gjitha problemeve, sipas mjekut Bojan Trajkovski, është fakti që nuk kanë as sigurim shëndetësor./21tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme