Zjarri pranë fshatit Sellcë shkakton panik tek banorët: Flakët i afrohen shtëpive

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Që prej pesë ditësh zjarri vazhdon të digjet këtu mbi fshatin Sellcë. Ditëve të fundit zjarri është ofruar shumë pranë shtëpive të fshatit,. Banorët druajnë se mund të kaplohen edhe shtëpitë. Ditën e djeshme përveç zjarrfikësve kanë intervenuar edhe helikopterët, por pa sukses”m raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
Banorët thonë se janë të frikësuar. Apelojnë për reagim të shpejtë.

“Na frikëson shumë zjarri por s`ka kush të vij ta shuaj. Dje ishte helikopteri por sikur me i hedh benzinë, ende më shumë u përhap. Na është ofruar gati në fshat, e shohim se shumë afër ka mbërrit”, u shpreh një banor.

“Është duke u ofruar ja shiheni. Erdhën dje edhe helikopterët hodhën ujë por sikur ende më shumë e ndezën. S’mund të flemë rehat se na djeg drutë e pikërisht këto dru na mbrojnë nga rrëshqitjet e dheut”, tha një tjetër banorë.

Në pamundësi për ta shuar zjarrin shkaku i terrenit të pa arritshëm, zjarrfikësit e Tetovës, i kanë bërë thirrje Drejtorisë për Menaxhim me Kriza që të aktivizojë avionët për shuarjen e flakëve.

“Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kemi kërkuar që të menaxhohen helikopterët dhe avionët që i posedon shteti, por deri më tani vetëm një helikopter ka dalë dje në terren dhe kërkova edhe sot të del se zjarri po përhapet. Apeloj drejtorinë e menaxhimit me kriza që posedojnë tre aeroplanë që të na ndalin në ndihmë që ta ruajmë natyrën”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ Tetovë.

Dyshimet e para janë se shkaktar i zjarrit mbi fshatin Sellcë të Tetovës është faktori njeri. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme