Redbulli është rrenë, namazi të jep krahë” – Getinjo tregon se po i përkushtohet fesë islame
Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, është shprehur hapur për përkushtimin e tij ndaj fesë Islame përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Artisti, i cili është pjesëmarrës i njohur i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë një mesazh reflektues me ndjekësit e tij.
Postimi në InstaStory vjen si një surprizë për shumë prej adhuruesve të tij, ku Getinjo shkruan: “Redbulli është rrenë, Namazi të jep krahë”.
Këto fjalë janë shkruar në një fotografi që reperi ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij.
Ky postim është interpretuar nga shumë si një shenjë e thellimit në fe nga ana e tij dhe një ndryshim i mundshëm në mënyrën se si ai shikon botën dhe jetën e tij artistike.
Vlen të kujtohet se Getinjo ka qenë një figurë e spikatur në formatin Big Brother VIP Kosova 1, ku gjithashtu formoi një lidhje me banoren Vivien brenda mureve të shtëpisë të famshme.