Gjykata e Vlorës është rrethuar nga forta të shumta të RENEA-s, pasi sot jepet masa e arrestit për Sokol Sinomatin, i cili u arrestua me urdhër nga drejtësia italiane vetëm 12 orë pas lirimit nga amnistia.
46-vjeçari Sokol Sinomataj është dënuar nga Gjykata e Milanos me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.
Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”.
Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.