Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, vihet në pranga 40-vjeçari nga Peqini

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ishte dënuar me burg dhe shpallur në kërkim për ‘vrasje të mbetur në tentativë’.


Mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale A.Ç, i cili më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin me iniciale A. L., 40-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I ndaluari, i dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme